Një person është gjendur pa shenja jete pranë Rrethit të Yzberishtit më datë 16 janar, rreth orës 15:40. Viktima, shtetasi L.B., rreth 75 vjeç, u konstatua i pajetë në rrugë. Nga këqyrja paraprake, autoritetet nuk kanë evidentuar shenja dhune në trupin e tij.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku i humbjes së jetës ka qenë një arrest kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Hetimet janë ende në proces.
/rtsh.al/