RTSH 24 Live

Kulturë

Pas shumë vitesh mungesë, Enxhi Nini intervistë për RTSH-në. Tregon eksperiencën në Sanremo 20 vite më parë

10/02/2024

Pas shumë vitesh mungesë, Enxhi Nini intervistë për RTSH-në. Tregon eksperiencën në Sanremo 20 vite më parë

Enxhi Nini, një artiste e cila prej shumë vitesh i mungon skenës shqiptare, është rikthyer për publikun përmes një interviste në RTSH. Për moderatorët Andri Xhahu dhe Elona Jaçellari, Nini ka kujtuar eksperiencën e saj si violiniste në orkestrën e Sanremos 20 vite më parë.

Janë bërë shumë vite tashëm sepse jam paraqitur në Sanremo si violinist enë vitin 2004, 20 vite më parë. Skena e Sanremos për ne shqiptarët ka qenë diçka e paarritshme, jo vetëm për këngëtarët, pro dhe violinistët siç isha unë. Nuk e imagjinoja dot që mund të bëja diçka të tillë. Gjithsesi dirigjenti që dirigjon dhe në këtë Sanremo, unë bashkëpunoja me të, më ftoi të merrja pjesë. Ka qenë një surprizë për mua, ishte një eksperiencë shumë e veçantë. Një punë shumë e madhe dhe shumë e lodhshme. Shumë orë punë, na mëngjesi deri në darkë në skenë”, u shpreh ajo.

E pytur nëse në planet e saj bën pjesë kthimi në Shqipëri, Nini e la të hapur si mundësi.

Dëshira është shumë e madhe, por varet nga mundësitë, le të hapen rrugët të themi dhe me shumë dëshirë do kthehesha. Kam shumë nostalgji për periudhën që kam kaluar në Shqipëri, për publikun, për miqtë  mi, familjarët dhe çdo gjë që kam ndarë gjatë viteve që kam kaluar në Shqipëri”, theksoi artistja.

Gazetarët Xhahu dhe Jaçellari po përcjellin këtë mbrëmje për publikun shqiptar komentet dhe emocionet e natës finale të Festivalit të Sanremos, që transmetohet drejtpërdrejtë në ekranin e RTSH 1.

/rtsh.al/