RTSH 24 Live

Kulturë

Shtëpia-muze e Mlikajve në Lezhë rrezikon shembjen, apelohet për ndërhyrje

5 orë para

Shtëpia-muze e Mlikajve në Lezhë rrezikon shembjen, apelohet për ndërhyrje

Shtëpia karakteristike e Mlikajve, banese tipike lezhjane, e ndërtuar më shumë se 1 shekull më parë rrezikon shembjen. Objekti monument kulture i kategorisë së parë,  që ndodhet në lagjen "Skënderbeg" ka pësuar dëmtime të shumta. Siç shihet dhe nga pamjet muret janë plasaritur dhe suvaja ka rënë në disa pjesë e po ashtu çatia rrezikon të shembet.

Specialisti i Monumenteve të Kulturës në Bashkinë Lezhë, Anton Ndreca thotë se ky objekt ka vlera të jashtëzakonshme historike dhe ndërhyrja për shpëtimin e tij është emergjent, por restaurimi është i pamundur pa zgjidhur më parë problemet e pronësisë mes vetë familjareve.

“Të vjen keq të shohësh Lezhën, një qytet minimuni me 2500 vite histori ti zhduket historia në ditët e sotme. Jo vetëm kjo shtëpi por janë shumë shtëpi të tjera të cilat kanë pasur të njëjtin fat”, u shpreh Anton Ndreca, Specialist i Monumenteve te Kulturës.

Deri tre dekada më parë shtëpia e Mlikajve ka shërbyer edhe si muze etnografik i qytetit të Lezhës.

/RTSH/