RTSH 24 Live

Kulturë

Orkestra e RTSH-së, Koncerti me vepra të kompozitorëve shqiptarë e të huaj

5 orë para

Orkestra e RTSH-së, Koncerti me vepra të kompozitorëve shqiptarë e të huaj

Vepra "Përhumbur" e kompozitorit shqiptar Dorian Çene, ka çelur koncertin e Orkestrës Simfonike te Radio Televizionit Shqiptar, një traditë kjo që vijon prej kohësh, për të sjellë pranë publikut edhe krijimet artistike nga virtuozët tanë.

Më pas veprës shqiptare i është  bashkuar  edhe Koncert për piano Nr. 2, një nga më të famshmit në botë, i kompozuar nga pianisti virtuoz dhe dirigjent rus, Sergej Rachmaninoff (Rakmaniof). Koncerti ka ardhur nën dirigjimin e Olsi Qinamit dhe solist pianistin Ekland Hasa

Koncerti,  me kryeveprat më të bukura dhe aq të dashura për publikun shqiptar ka sjellë emocion tek publiku artdashës.

/RTSH/