RTSH 24 Live

Kulturë

“Samsara” në teatrin “Skampa”, një komedi e zezë me fokus individin modern dhe ankthin social

8 orë para

“Samsara” në teatrin “Skampa”, një komedi e zezë me fokus individin modern dhe ankthin social

Një shfaqje ku prej gati 60 minuta mbajti publikun nën emocionet e forta ku fokusimi ishte tek ankthi dhe frika e përditshme që individi haset çdo ditë. Për regjisorin Mario Çaçi “Samsara” është një filozofi nga e përditshmja dhe fituese e projekti teatri për të rinj.

Elbasani ishte një nder qytetet me një ngrohtësi të veçantë ku regjisori dëshiron të kthehet sërish.

Gjithashtu dhe për aktorët shfaqa “Samsara” ishte një ndër ato shfaqet e cila kërkon një nivel të lartë të aktrimit dhe për arsye se filozofia e zgjedhur gërshetohet në disa personazhe në mendjen e individit i cili shkakton ankth dhe frikë.

Komedia e zezë “ Samsara” do të jepet për publikun elbasanas në Teatrin “Skampa” dhe dy net të tjera dhe më pas pritet t’i bashkohet një maratone në qytete të ndryshme të vendit.

/rtsh.al/