Qytetit të Durrësit i janë shtuar dy parqe urbane, “Vala” dhe “Eco Parku”. Parku Vala është ndërtuar në mes të lagjes 18 të qytetit dhe transformimi që ka pësuar kjo zonë e qytetit vlerësohet shumë nga banorët e zonës. Ata shprehen se përveç mjediseve të rehabilituara dhe një pamjeje të re që ka marrë lagjja e tyre, kjo gjë ka ndikuar edhe në rritjen e vlerës së pronës së tyre. Për mirëmbajtjen e tyre bashkia ka ngritur një agjenci të posaçme, Agjencinë e Parqeve Urbane.
“Duke qenë se këto janë parqe komplekse jo vetëm me fusha lojërash apo disiplina të ndryshme apo me element urban, kanë edhe gjelbërim. Pamë të arsyeshme dhe i bëmë një propozim Këshillit Bashkiak për të ngritur një strukturë të re e cila është Agjencia e Parqeve Urbane ku do të përfshihet mirëmbajtja e këtyre parqeve nga ana e bashkisë së Durrësit”, tha Emiriana Sako, Kryetare e bashkisë Durrës.
Të dy këto investime të rëndësishme në qytetin e Durrësit kapin një vlerë prej afro 20 milionë euro.
/RTSH/