Rreth 65 persona me aftësi të kufizuar marrin trajtim pranë Qendrës “Projekti Shpresë” në Shkodër. Hapja e kësaj qendre disa vite më parë ka pasur si qëllim përmirësimin e jetesës së kësaj kategorie, e cila përballet me shumë problematika shëndetësore.
Drejtuesi i kësaj shoqate, Luigj Mila, thekson se nevojat e personave me aftësi të kufizuar janë të mëdha, por një shqetësim tjetër është edhe fakti që një kategori e tjetër e shoqërisë, siç janë të moshuarit, kanë gjithashtu nevojë për mbështetje.
Krahas kujdesit shëndetësor, shoqata “Projekti Shpresë” po mundëson integrimin e këtyre personave përmes aktiviteteve artistike dhe kulturore. Një nga aktivitetet më të fundit u zhvillua pak ditë më parë në prag të Krishtlindjeve.
Gazetar: Luan Kadija
/RTSH/