Bashkia e Lushnjës dhe dega e shkrimtareve kane organizuar panairin e 6 te librit, ku pjesëmarrës ishin 60 autorë vendas. Rrjetet sociale nga njëra anë dhe programet mësimore nga ana tjetër, po mbajnë te rinjtë në ekuilibër me leximin, por shfletimi i një libri po përballet me sfidat e kohës. Lexuesit më besnikë mbeten nxënësit e shkollave, për shkak të përfshirjes në programet mësimore.
Për autorët botimi i një libri vjen me kosto financiare , ndërsa më së shumti librat i dhurojnë. Dega e lidhjes së shkrimtarëve e ka bërë traditë zhvillimin e panairit në Lushnjë. Kjo degë numëron mbi 120 autorë librash nga Lushnja. Pothuajse të gjithë titujt e librave të botuara , i dhurohen bibliotekës së qytetit ose bibliotekave të shkollave.
/RTSH/