RTSH 24 Live

Kulturë

Eurovision 2025, Shqipëria do performojë natën e parë gjysmëfinale

28/01/2025

Eurovision 2025, Shqipëria do performojë natën e parë gjysmëfinale

Shqipëria do të performojë në natën e parë gjysmëfinale të Eurovision 2025 që do të zhvillohet në Bazel të Zvicrës.

Vendi ynë, pas hedhjes së shortit, është përcaktuar që të konkurrojë të martën e 13 majit, në gjysmën e dytë të natës së parë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjarr”, me të cilën triumfuan në Festivalin e Këngës.

Përzgjedhja e radhës së interpretimit u bë në mënyrë rastësore përmes shortit. Nga pesë vazo të përgatitura nga EBU-ja për 31 shtetet pjesëmarrëse në gjysmëfinale, Shqipëria u listua në vazon e tretë.

Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar, të konsideruara si vendet “e mëdha”, janë kualifikuar automatikisht pa u dashur të garojnë në gjysmëfinale. Po ashtu edhe Zvicra, si fituese e edicionit të kaluar të Eurovision, nuk garon në gjysmëfinale.

Finalja madhe e Eurovizion 2025 do të zhvillohet më 17 maj.

Radha e vendeve që do të intepretojnë:

Gjysmëfinalja e parë

  1. Estoni
  2. Islandë
  3. Poloni
  4. Portugali
  5. Slloveni
  6. Suedi
  7. Ukrainë
  8. Shqipëri
  9. Azerbajxhan
  10. Belgjikë
  11. Kroaci
  12. Qipro
  13. Holandë
  14. Norvegji
  15. San Marino

Gjysmëfinalja e dytë

  1. Armeni
  2. Australi
  3. Austri
  4. Greqi
  5. Irlandë
  6. Letoni
  7. Lituani
  8. Mali i Zi
  9. Çeki
  10. Danimarkë
  11. Finlandë
  12. Gjeorgji
  13. Izrael
  14. Luksemburg
  15. Maltë
  16. Serbi

/rtsh.al/