RTSH 24 Live

Kulturë

“Mona Lisa” zhvendoset pas rinovimit të Luvrit. Tarifë shtesë për ata që duan ta vizitojnë

29/01/2025

“Mona Lisa” zhvendoset pas rinovimit të Luvrit. Tarifë shtesë për ata që duan ta vizitojnë

Piktura e famshme “Mona Lisa” e Leonardo da Vinçit do të zhvendoset në një hapësirë ​​të re ekspozite në Luvrin në Paris, si pjesë e një plani për të rinovuar muzeun më të frekuentuar në botë.

Ishte presidenti francez Emmanuel Macron që dha njoftimin, ndërsa shtoi se pas rikonstruksionit të Luvrit në 2031 vizitorët që duan të shohin “Mona Lisën” do të tarifohen me një buxhet shtesë.

Ndryshimet e tarifave do të futen nga janari i ardhshëm, kështu që turistët që vijnë nga vende jo të BE-së, do të paguajnë më shumë për ta vizituar.

Heqja e “Mona Lizës” nga pozicioni i saj aktual do t'i mundësonte muzeut ta prezantojë atë siç duhet dhe do ta bëjë më të lehtë shikimin e kryeveprave të tjera, të cilat shumë shpesh anashkalohen.

Muzeu i Luvrit vizitohet çdo ditë nga 30,000 persona dhe ¾ e këtij numri shkojnë në muze pikërisht për të parë pikturën e Leonardo da Vinçit.

Më herët drejtoresha e Luvrit, Laurence des Cars, ishte shprehur se muzeu po vuante nga problemet e rënda të mbipopullimit dhe mungesës së infrastrukturës për të përballuar këtë fluks të madh vizitorësh.

Punime të mëdha rinovimi do të ndërmerren gjithashtu në vitet e ardhshme për të modernizuar infrastrukturën dhe për të ofruar restorante dhe ambiente pushimi. Kostoja e përgjithshme e restaurimit llogaritet në disa qindra milionë euro.

/rtsh.al/