Kolana e veprave të një prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë, Ismail Kadare, vijon të kryesojë listën e librave më të preferuar nga lexuesi shqiptar, por edhe ai i huaj.
Një surprizë e shitjes në librari pas ndarjes nga jeta të shkrimtarit është libri "Kukulla", dedikuar nënës.
"Është një libër që ka kaluar shumë qetë në krijimtarinë e Ismail Kadaresë. Është kërkuar masivisht," tregon librari Sinan Lila.
Ndërsa kërkesë në rritje ka pasur edhe nga të huaj që lexojnë botimet në anglisht dhe frëngjisht.
"Sigurisht është 'Gjenerali i ushtrisë së vdekur', që është edhe në kurikulën shkollore; 'Kush e solli Doruntinën' dhe 'Kronikë në gur'. Të huajt kanë kryesisht në fokus 'Broken April' ("Prilli i thyer") dhe 'Chronicle in Stone' ("Kronikë në gurë"), që ka fituar edhe Çmimin Ndërkombëtar Man Booker," shton z. Lila.
Mungesa fizike e shkrimtarit nuk e ka ndalur lexuesin të ketë të njëjtën qasje si më parë, madje edhe më shumë se kaq.
Ai ka shtuar etjen për t’u thelluar edhe më në veprat e tij, sot që Ismail Kadareja nuk është më.
Gazetare: Elda Hasanbelli
/rtsh.al/