Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot ministrin e Jashtëm të Luksemburgut, njëherësh zëvendëskryeministër dhe ministër i Tregtisë, Xavier Bettel, me të cilin u diskutua për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, forcimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe nxitjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.
Sipas njoftimit nga Presidenca, presidentja Osmani e falënderoi ministrin Bettel për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut për Kosovën dhe në të njëjtën kohë shtroi nevojën që ajo të vazhdojë me mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Osmani vë në dukje se Kosova vazhdon të mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimit evropian, ndaj në këtë drejtim ka bërë përparim të dukshëm në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Presidentja e Kosova ka theksuar më tej se progresi në Axhendën e Reformave Evropiane, reflekton një gatishmëri të fortë për anëtarësim në BE.
“Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të përmbushur kriteret e BE-së, duke zbatuar reforma që nxisin stabilitetin rajonal dhe rrisin qëndrueshmërinë ekonomike
Presidentja Osmani përgëzoi ministrin Bettel për objektin e ri të ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, i cili inaugurohet sonte, duke shfaqur besimin se kjo krijon parakushte për intensifikim të raporteve ndërmjet dy shteteve.
Ndër të tjera, presidentja Osmani dhe ministri Bettel, diskutuan edhe për mundësitë për rritjen e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
/rtsh.al/