RTSH 24 Live

Kosovë

Osmani pret ambasadorët e BE-së, diskutojnë për hapat e integrimit të Kosovës

3 orë para

Osmani pret ambasadorët e BE-së, diskutojnë për hapat e integrimit të Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian dhe të vendeve ku kanw diskutuar për përshpejtimin e integrimit të Kosovës në familjen evropiane.

Osmani ka thënë se takimi e realizua nën organizimin e presidencës hungareze.

"Sot në drekë pune me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të vendeve fqinje, nën organizimin e presidencës hungareze, në diskutim rreth hapave tutje për ta përshpejtuar integrimin e vendit tonë drejt BE-së", ka shkruar Osmani në Facebook.