RTSH 24 Live

Kosovë

Takimi i qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut, në fokus marrëveshja për kalimet e përbashkëta kufitare

8 orë para

Takimi i qeverive Kosovë-Maqedoni e Veriut, në fokus marrëveshja për kalimet e përbashkëta kufitare

Është mbajtur këtë të hënë në Prishtinë mbledhja e përbashkët e qeverisë të Kosovës e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij në këtë takim, kryeministri Albin Kurti vuri theksin te marrëveshja për kalime të përbashkëta kufitare mes dy vendeve

“Një nga rezultatet kryesore të takimit të sotshëm do të jetë nënshkrimi i protokollit teknik që del nga marrëveshja për kalime të përbashkëta kufitare. Duke filluar nga janari i vitit 2025, në dy pikat kufitare Hani i Elezit – Bllacë dhe Jazhincë – Glloboçicë, do të zbatohet modeli ‘hyrje – hyrje’, ku zyrtarët tanë policor do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Ky bashkëpunim do të reduktojë kohën e pritjes në kufi dhe do të lehtësojë lirinë e lirë të qytetarëve”, deklaroi Kurti.

Ky i fundit u ndal më tej te rëndësia e fqinjësisë së mirë dhe zbatimit në praktikë të marrëveshjeve që nënshkruhet.

Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mos marrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Jemi fqinj, miq dhe partnerë të lidhur jo veç prej tregtisë, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë”, tha Kurti.

Kryeministri u shpreh se takimi mes dy qeverive vjen edhe në nder të 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Sot këtë progres do ta avancojmë tutje duke nënshkruar dy memorandume dhe një protokoll në fusha të rëndësishme si energjia, arsimi dhe lehtësimi i lëvizjes së lirë”, ka potencuar Kurti.

/rtsh.al/