RTSH 24 Live

Politikë

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoqëri, të frenojmë promovimin e dhunës

2 orë para

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoqëri, të frenojmë promovimin e dhunës

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar me një mesazh të posaçëm për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në afërsi të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë. 

Begaj i shprehu ngushëllime familjes së 14-vjeçarit që mbeti viktimë e konfliktit me bashkëmoshatarët, ndërsa uroi shërimin e nxënësit tjetër që mbeti i plagosur.

Kreu i shtetit ka bërë apel për reflektim të shoqërisë shqiptare në edukimin e brezit të ri.

Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen”, shkruan ndër të tjera presidenti, duke iu drejtuar prindërve, mësuesve dhe të gjithë komunitetit.

Gjithashtu Presidenti Begaj bën thirrje për rikthimin e shoqërisë shqiptare te vlerat dhe distancimin nga modelet e dëmshme që u ofrohen sot fëmijëve dhe të rinjve: “Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdo lloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë”.

Fëmijët dhe të rinjtë tanë- shprehet kreu i shtetit- meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre”.

 “Ndarja nga jeta e 14-vjeçarit është për të gjithë ne një dhembje e madhe.  Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij! Gjithashtu, uroj nga zemra shërim të shpejtë e të plotë për nxënësin e plagosur!

Kjo ngjarje e rëndë na shqetëson dhe na ngarkon me përgjegjësi për mjedisin ku po rrisim dhe edukojmë fëmijët tanë, duke përfshirë shoqërinë, shkollën dhe familjen.

Si shoqëri, kemi një sfidë të madhe përpara: Të frenojmë promovimin e dhunës në rrjetet sociale dhe hapësirën online, si dhe të ndalojmë çdo lloj shfaqje të dhunshme në shoqërinë tonë.

Fëmijët dhe të rinjtë tanë meritojnë të orientohen drejt modeleve pozitive të punës, shkollimit dhe arritjeve nëpërmjet tyre”, thekson në mesazhin e tij, presidenti i vendit, Bajram Begaj.