RTSH 24 Live

Kosovë

Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

13/12/2024

Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani në samitin e liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet më 18 dhjetor në Bruksel.

Gjatë këtij takimi është paraparë që të ketë takime lidhur me bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për implementimin e planit të rritjes dhe integrimin gradual të dy rajoneve.

Takimet është paraparë të nisin në orën 17:30 pasdite, ndërsa pas një konference për media në orën 19:30, do të ketë edhe një darkë pune të liderëve, që pritet të nisë në orën 20:30.

 

/rtsh.al/