Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se do ta ndihmojë Kosovën të afrohet sa më shumë me BE-në.
Në një opinion të botuar në ueb-faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në Kosovë, ai shkruan se ndër tjerash, se vullneti i popullit të Kosovës është i qartë, siç është edhe vizioni i BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“E ardhmja e rajonit është në BE. Së bashku, duam të ecim përpara drejt këtij synimi të përbashkët”, ka thënë Orav.
/rtsh.al/