RTSH 24 Live

Kosovë

Organizatat serbe shpallen terroriste, Albin Kurti: Kërcënim serioz për Kosovën

29/06/2023

Organizatat serbe shpallen terroriste, Albin Kurti: Kërcënim serioz për Kosovën

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se organizatat si “Mbrojtja Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigada e Veriut” (Severna Brigada) janë organizata terroiriste.

Organizatat e shpallura terroriste nga qeveria e Kosovës janë organizata që veprojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se ky vendim merret duke u bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës.

Kurti vuri në dukje se bazuar në këto vlerësime, formacionet civile ‘Mbrojtja Civile’ (Civilna Zashtita) dhe komponenta e saj ’Brigada e Veriut’ (Severna Brigada), paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikë së Kosovës.

Kreu i qeverisë së Kosovës, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.

Sulmet ndaj qytetarëve e ushtarëve të KFOR-it, shkaktimi i rrezikshëm ndaj pronës publike e private, detyrimi në marrjen pjesë në protesta të dhunshme, janë veprimet e ndërmarra nga këto grupe”, është shprehur Kurti. 

Kurti theksoi se rendi kushtetues e juridik është i pakompromis dhe duke pasur për qëllim mbrojtjen e të gjithë qytetarëve ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’, shpallen organizata terroriste.

Niveli i rrezikut prej tyre është i lartë dhe institucionet janë në përpjekje të vazhdueshme për kundërvënie ndaj aktiviteteve dhe parandalimit të pasojave”, ka thënë Kurti.

/rtsh.al/