Përfaqësues të Partisë Demokratike, të Partisë së Lirisë dhe të Aleancës në Mbrojtje të Teatrit zhvilluan protestën e radhës para bashkisë së Tiranës.
Në fjalimet e përfaqësuesve të opozitës u bënë thirrje që kryebashkiaku Erion Veliaj të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura.
Sipas tyre, Veliaj është pjesë e korrupsionit për incineratorin e Tiranës, si edhe për dosjen "5D".
Ata bënë apel që sistemi i drejtësisë të mos jetë me standarde të dyfishta, duke sulmuar opozitën, sikundër thanë, dhe duke amnistuar drejtuesit e pushtetit qendror dhe atij vendor.
Protestuesit thanë se do të vijojnë protestat deri kur të reagojë sistemi i drejtësisë.
Gazetare: Anisa Kadesha
/rtsh.al/