RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjirokastra përkujton me aktivitete 557 - vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

7 orë para

Gjirokastra përkujton me aktivitete 557 - vjetorin e vdekjes së Skënderbeut

Dy ekspozita janë çelur sot në  qytetin e gurtë në përkujtim të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Librat dedikuar prijësit ushtarak të luftërave njëzetepesëvjeçare kundër pushtimeve të Perandorisë Osmane kishin zënë një kënd të veçantë në bibliotekën “Apostol Meksi”

“Janë libra të kushtuar për Skënderbeun, nga Marin Barleti si edhe studime për epokën e tij. Më i veçanti është “Histori e Skënderbeut”, nga Naim Frashëri”, tha punonjësja e bibliotekës, Anisa Bashari.

Këtij aktiviteti që vjen në kuadër të 557-vjetorit të vdekjes së figurës më të madhe historike të Shqipërisë iu bashkuan edhe nxënësit e shkollës “Koto Hoxhi” me interpretimet  e tyre.

Ndërsa 30 foto të shkëputura nga filmi që mban emrin e tij, realizuar në Gjirokastër u ekspozuan në ambientet e kështjellës së Argjiros.

Gjergj Kastrioti lindi më 6 maj 1405 dhe ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.

Gazetare: Y.Ponde

/rtsh.al/