RTSH 24 Live

Aktualitet

Operacion masiv në Pogradec, Policia rrethon banesën e të shumëkërkuarit

11 orë para

Operacion masiv në Pogradec, Policia rrethon banesën e të shumëkërkuarit

Policia, RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zhvilluan të premten një operacion masiv në qytetin e Pogradecit.

Në këtë operacion u përfshinë edhe Shqiponjat bashkë me Forcat e Posaçme Operacionale, të cilat u vunë në kërkim të lëndëve narkotike, armëve dhe personave të dyshuar, midis tyre edhe i shumëkërkuari Erjon Llapushi.

Sipas policisë, deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle. Nga burimet bëhet me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike.

33-vjeçari Llapushi akuzohet si autori i dyshuar i vrasjes së kamerierit Gazment Kurmaku në një restorant në Elbasan më 2 tetor 2021. Ai është një personazh i skeduar për aktivitet kriminal, dhunë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Për ngjarjen më sipër, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 20 vite burg në total për të.

/rtsh.al/