RTSH 24 Live

Aktualitet

Një zjarr ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, gazetari i RTSH zbulon detajet

14/06/2024

Një zjarr ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, gazetari i RTSH zbulon detajet

Një zjarr ka rënë në tregun e rrobave të përdorura këtë të premte në Shkodër. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe rrezikohen edhe banesat pranë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se në lagjen “Ndoc Mazi”, rreth orës 18:55 flakët kanë përpirë zonën e tregut, e për fat të keq, të favorizuara edhe nga era.

Gazetari Mirsad Rakaj  raporton nga Shkodra se, zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

“Shërbimet e Policisë  po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intesivisht për shuarjen e zjarrit” raporton gazetari Rakaj.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa banorët kanë qenë të parët që kanë ndihmuar njëri-tjetrin të evakuohen.

Nga informacioni në vendngjarje mësohet se po bëhet evakuimi i banorëve mestë të cilëve dhe disa të moshuar të cilët kanë patur probleme për shkak të asfiksimit.

Gjithashtu mësohet se të gjitha strukturat e Bashkisë janë të angazhuara kundër zjarrit të rënë para pak minutash në tregun e rrobave të përdorura.

“Është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën e në ndihmë të tyre janë nisur mjete nga Malësia e Madhe e Ulqini. Dëmet janë veç materiale” raporton gazetari i RTSH.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit.

 

/rtsh.al/