RTSH 24 Live

Televizion

Nis gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit 2024, Besa Kokëdhima prezanton Shqipërinë me këngën “Titan”

09/05/2024

Nis gjysmëfinalja e dytë e Eurovizionit 2024, Besa Kokëdhima prezanton Shqipërinë me këngën “Titan”

Muzikë, shkëlqim dhe shumë ngjyra në Eurovision 2024, kështu ka nisur gjysmëfinalja e dytë e koncertit më të madh të muzikës evropiane.

16 këngë nga vende të ndryshme do të performojnë në skenën e Malmo Arena, Suedi, ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në finale të cilat janë: Malta, Shqipëria, Greqia, Zvicra, Çekia, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Izraeli, Norvegjia, Holanda.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan” me numrin 2 dhe  mund të kalojë garën për në natën finale vetëm nëpërmjet votimit të publikut.

Aktualisht dihen 16 finalistët e parë, ku 10 vende kaluan gjysmëfinalen e parë që ishin: Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qipro, Kroacia, Irlanda, Luksemburgu.

Ndërsa 6 vendet si Franca, Italia, Anglia, Gjermani, Spanja dhe Suedia shkojnë automatikisht në finale.

Këtë ngjarje muzikore të ndjekur në të gjithë Evropën dhe me gjerë mund ta ndiqni në një transmetim ekskluziv në RTSH1, Radio Tirana 1 dhe RTSH Muzikë.

/rtsh.al/