RTSH 24 Live

Aktualitet

Në burg për shpërdorim detyre/ Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit probleme me shëndetin, përfundon në spital

14/08/2023

Në burg për shpërdorim detyre/ Ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit probleme me shëndetin, përfundon në spital

Fran Tuci, ish-kryebashkiaku i Fushë- Arrëzit, u transferua në spitalin e burgut për shkak se shfaqi probleme shëndetësore.

Të dhënat nga drejtoria e Burgjeve bëjë të ditur, se ai ndodhej në paraburgimin e Reçit në Shkodër.

Tuci është arrestuar me urdhër të Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion së bashku me disa vartës të tij, të cilët akuzohen se dhanë leje për një rruge në një fshat të thellë të Njësisë Administrative Iballë ndërsa akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.

Dëmi ekonomik  shkaktuar, sipas SPAK, llogaritet në më shumë se 2 milionë euro.

Ish-kryebashkiaku Tuci, ka drejtuar pushtetin vendor në Fushë- Arrëz për dy mandate, si i zgjedhur Partisë Socialiste, nga viti 2015 deri para pak muajsh.

Gazetare: Flutura Tota

/RTSH/