RTSH 24 Live

Politikë

Ndryshimet në Kabinet/ Klosi: Për t’i dhënë një hov të ri qeverisjes së vendit

11/09/2023

Ndryshimet në Kabinet/ Klosi: Për t’i dhënë një hov të ri qeverisjes së vendit

Përfaqësues të partive kryesore po artikulojnë domosdoshmërinë e rishikimit të reformës territoriale, e miratuar në vitin 2014 vetëm nga shumica e majtë qeverisëse, pasi opozita bojkotoi seancën parlamentare.

I ftuar në studion e RTSH 24, Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm në Partinë Socialiste tha se ndryshimet në qeveri kanë si synim vizionin që socialistët kanë për 2030-ën.

Duke ju referuar edhe postit te ri në kabinetin qeveritar, atij të pushtetit vendor, Klosi tha se ka ardhur koha për reduktim të numrit të bashkive.

Është një praktikë e kahershme ngritja e ministrave të shtetit. Ministritë e shtetit janë institucion ad-hock. Pushteti vendor ka marrë fuqi nga reforma territoriale, duke i dhënë atyre më shumë hapësirë dhe përgjegjegjësi, por duke dashur te diskutohet çfarë duhet të bëj një kryetar bashkie, si do e menaxhojë për t’i dhënë më shumë shërbime, institucioni kryetarit të bashkisë ka më shumë kompetenca.

Mendoj se ka ardhur koha që reforma territoriale që nuk pati dakordësi, të riaktivizohet. Për mendimin tim ka ardhur koha për shkurtimin e bashkisë, duhet të ketë më shumë fuqi e reduktim të numrit të bashkësisë si vendim më funksional. Pra reforma territorial dhe funksionimi i pushtetit vendor si kryetarë bashkie, kryebashkiakë apo si i gjithë si institucion duhet të ketë vëmendje të madhe dhe për këtë besoj duhet të ketë qenë arsyeja e rikrijimit të Ministrisë së shtetit”, tha Klosi.

Ndërsa foli për ndryshimet në kabinetin qeveritar dhe emërimet e reja brenda forcës politike që përfaqëson, ai tha se  janë bërë për t’i dhënë një hov të ri qeverisjes së vendit, për të shkuar sipas tij në vizionin e Shqipërisë 2030.

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë socialiste, u ndal edhe në zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukës më 24 shtator që siç u shpreh socialistët do t’i fitojnë.

Parlamenti ka miratuar 5 nga 7 dekretet e Presidentit të Republikës për ndryshimet në qeveri, duke i hapur rrugën betimit të tyre para presidentit Bajram Begaj, nesër (12 shtator) në orën 10:30.

/rtsh.al/