RTSH 24 Live

Sociale

Ndryshime klimatike në Shqipëri, Forumi Kombëtar, rekomandime për qeverinë

28/03/2023

Ndryshime klimatike në Shqipëri, Forumi Kombëtar, rekomandime për qeverinë

Shqipëria po përballet me pasojat e ndryshimeve klimatike, të tilla si frekuenca e shtuar e përmbytjeve, kohëzgjatja e shtuar e periudhës së thatësirave, dhe zjarret e përhapura në pyje.

Sikurse referohet edhe nga Paneli Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike, Shqipëria është vendi më i cenueshëm në Mesdhe për sa i përket efektit të këtyre ndryshimeve në shkallë kombëtare.

Ndryshimet klimatike po shkaktojnë probleme që lidhen me menaxhimin e sektorëve jetikë, si bujqësi, energjitike, transport, shëndeti dhe siguria publike etj. Për të trajtuar këto probleme, si dhe për të adresuar tek qeveria rekomandime të nevojshme, një grup organizatash të shoqërisë civile, organizuan të martën në Tiranë, “Forumin për Klimën 2023”.

Organizatat e shoqërisë civile dhe publiku i gjerë po ngrenë gjithnjë e më shumë alarmin për pasojat e ndryshimeve klimatike.

Gjithnjë e më shumë grupe po angazhohen në iniciativa advokuese për integrimin e klimës në të gjithë sektorët, duke rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë dhe të institucioneve në nivel qendror e lokal, me synim rritjen e qëndrueshmërisë së komuniteteve përmes veprimeve që nxisin përshtatjen dhe përgatitjen.

/rtsh/