Nga ora 7:00 dhe deri në orën 10, për tre orë me radhë, mund të ndiqni në RTSH 1 emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” . Drejtpërsëdrejtin nga studio nr 1 e RTSH , dy moderatorët Roni dhe Ori, do sjellin për ju muzikën më të zgjedhur, bashkëbisedim për temën e ditës, kontaktet dhe bisedat në rrjetet sociale, lajme të shkurtëra si edhe biseda me të ftuarin e ditës.
Si cdo ditë do të gjeni të dhëna nga Moti sot dhe nesër nga meterologia Rezarta Xhakollari.
Emisioni “Mirëmëngjes Shqipëri”, ndiqet edhe nëpërmjet valëve të Radio Tirana 1.
Degjuesit dhe shikuesit sot mund te bashkebisedojne per temen e dites:': GJYSHI, GJYSHJA ME THOSHTE GJITHMONE"