Ylli i rock'n'roll-it, Tina Turner që u bë një nga emrat më të mëdhenj në vitet 1980 ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Tina Turner vuante prej kohësh nga sëmundje e rëndë dhe nuk ka mundur t’i bëjë ballë. Turner bëri epokë me muzikën e saj deri në atë pikë sa Mick Jagger pranoi dikur se ai ishte frymëzuar nga performancat e saj të gjalla dhe energjike kur këndonte live.
Ajo u bë një nga ikonat përcaktuese të pop-it të viteve 1980 me albumin “Private Dancer”.
Jeta e saj u përshkrua në tre kujtime, një biografi, një muzikal dhe në vitin 2021 u ekranizua në filmin dokumentar të mirënjohur, “Tina”.
“Karakteri muzikor i Turner ka qenë gjithmonë një kombinim i mbushur me mister dhe dritë melankoli e përzier me një vitalitet të egër që shpesh flirtonte me rrezikun” shkroi studiuesja Daphne A Brooks.
Turner lindi Anna Mae Bullock më 26 nëntor 1939 dhe u rrit në Nutbush, Tennessee, në kujtimet e saj ka rrëfyer se si kishte mbledhur pambuk me familjen e saj.
Ajo këndoi në korin e kishës së qytetit të vogël por do të binte sy deri kur mori mikrofonin gjatë një shfaqje të “Kings of Rhythm” në një interpretim i BB King's “You Know I Love You”, shkruan The Guardian.
Përgjatë viteve të fundit, shëndeti i Tina Turnerit ishte rënduar teksa ishte diagnostikuar me kancer të zorrëve në vitin 2016 ndërsa i ishte nënshtruar transplantit të veshkës në vitin 2017. Ajo nuk mundi t’i bëjë ballë sëmundjes së rëndë duke u ndarë sot nga jeta në moshën 83-vjeçare.
/rtsh.al/