RTSH 24 Live

Europë

Ndërron jetë Aleksei Navalni, opozitari dhe kritiku i zëshëm i presidentit rus Putin

16/02/2024

Ndërron jetë Aleksei Navalni, opozitari dhe kritiku i zëshëm i presidentit rus Putin

Aleksei Navalni, opozitari dhe një nga kritikët më të zëshëm të presidentit rus Vladimir Putin, ndërroi jetë të premten në rrethana ende të panjohura.

Navalni po qëndronte prej më shumë se 300 ditësh i burgosur. Në vazhdën e dënimit 19 vite për "ekstremizëm", në fillim të shkurtit ai ishte mbajtur në izolim për 10 ditë.

47-vjeçari kishte dalë për ajrim në burg, njoftoi Shërbimi Federal i Burgjeve, "kur humbi ndjenjat. U kryen të gjitha veprimet për ta risjellë në jetë, por nuk sollën rezultate pozitive. Vdekja u konfirmua nga doktorët e urgjencës. Shkaqet e vdekjes janë duke u analizuar."

Bashkimi Europian fajësoi shtetin rus për vdekjen e politikanit rus.

"Aleksei Navalni luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai sakrifikoi gjithçka. BE-ja ka qëndrimin se regjimi rus është përgjegjësi i vetëm për vdekjen e tij tragjike," shkroi presidenti i Këshillit të Europës, Sharl Mishel (o. Charles Michel).

Edhe para se të burgosej nga autoritetet, opozitari përjetoi vdekjen pas helmimit me gaz neurotoksik në vitin 2020, siç pretendon Gjermania, ku mori kurimin.

Navalni ishte dënuar me disa vite burgim për shkelje të rregullave të dënimit me kusht dhe për përvetësim fondesh, ndërsa "Fondacioni Kundër Korrupsionit" që dikur kryesohej prej tij është shpallur organizatë terroriste.

Gushtin e kaluar, një gjykatë e vendosi ta vuajë dënimin me burg sipas një "regjimi special". "Ujku polar", ku Navalni po mbahej që prej dhjetorit, një prej burgjeve më strikte në Rusi.

/rtsh.al/