RTSH 24 Live

Europë

Zelensky: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë në 2025

10 orë para

Zelensky: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë në 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky beson se lufta ruse kundër Ukrainës mund të përfundojë në vitin e ardhshëm.

“Kur do të përfundojë lufta? Kur Rusia dëshiron që lufta të përfundojë. Kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin një pozicion më të fortë. Kur Jugu Global të qëndrojë me Ukrainën dhe të qëndrojë me fundin e luftës”, tha Zelensky në një bisedë me përfaqësuesit e medieve të huaja në Kiev, në konferencën e tretë ndërkombëtare për sigurinë ushqimore.

Zelensky tha se ai ka besim se të gjitha këto masa do të zbatohen dhe vendimet do të zbatohen herët a vonë.

“Nuk do të jetë një rrugë e lehtë, por jam i bindur se ne kemi të gjitha shanset për t’ia dalë mbanë vitin e ardhshëm”, tha Zelensky.

“Ne jemi të hapur ndaj propozimeve të liderëve të shteteve afrikane, aziatike dhe arabe”, shtoi Zelensky.

“Do të doja të dëgjoja gjithashtu propozimet e presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mendoj se do t’i dëgjojmë në janar dhe do të kemi një plan për t’i dhënë fund kësaj lufte”, th ai.

Gjatë fushatës së tij elektorale, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi vazhdimisht se donte të pakësonte mbështetjen masive ushtarake të SHBA-së për Kievin.

Më hertë, Trump tha se ai mund t’i jepte fund luftës brenda 24 orëve. 

/ rtsh.al /