Ish-kapiteni i kombëtares angleze David Beckham ka zbuluar fjalët e fundit të ish-trajerit të Anglisë Sven-Goran Eriksson i cili u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare pas një sëmundje të rëndë.
Sven-Goran Eriksson u bë trajneri i parë i huaj që drejtonte kombëtaren e “Tre Luanëve” në vitin 2001, duke trajnuar edhe të ashtuquajturin "brezi i artë" i lojtarëve, përfshirë David Beckham, Steven Gerrard dhe Wayne Rooney.
David Beckham, i cili u emërua kapiten i Anglisë nga Eriksson, e ka përshkruar ish-trajnerin e tij si një "zotëri të vërtetë".
Përmes një postimi në Instagram, Beckham shkruan se “Ne qeshëm, qamë dhe e dinim që po thoshim njëri-tjetrit, lamtumirë... Sven faleminderit që je personi që ke qenë gjithmonë, i pasionuar, i kujdesshëm, i qetë dhe një zotëri i vërtetë... Do të jem përgjithmonë mirënjohës që më bëtë kapitenin tuaj, por kujtimet e fundit të kësaj dite do t’i mbaj përgjithmonë me ju dhe familjen tuaj… Faleminderit Sven dhe në fjalët e tua të fundit për mua: “Do të bëhet më mirë”.
/rtsh.al/