Shqipëria është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë që do të luhet mbrëmjen e së shtunës në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka tha që në këtë përballje duhet të fitojë futbolli.
“Sonte duhet të fitojë futbolli, nga momenti i këndimit të himneve e deri në vërshëllimën e arbitrit për të mbyllur ndeshjen. Le të tregojmë qytetari, maturi dhe atë që shqiptarët e kanë pasur gjithmonë, mikpritjen”, shkroi Duka në rrjetet sociale në prag të ndeshjes.
Duka theksoi se Kombëtarja vijon rrugëtimin në UEFA Nations League, ndaj Çekisë me të cilën është përballur shpesh në dy vitet e fundit dhe ka dhuruar emocione të shumta.
“Të gjithë presim një ndeshje të fortë dhe angazhimin maksimal të të gjithëve në fushën e blertë dhe në shkallët e stadiumit”, u shpreh Duka.
/ rtsh.al /