Prej nisjes së këtij viti shkollor Ministria e Arsimit dhe Sportit ka nxjerrë ushëzimin për mos lejimin e aparateve celulare në ambientet e shkollave, me përjashtim të rasteve të veçanta.
Por sa zbatohet ky udhëzim në shkollat e Korçës?
Vetë nxënësit shprehen se përgjithësisht ky udhëzim ka gjetur zbatim, por që sigurisht që ka edhe raste përjashtuese, ndaj të cilave janë marrë masa disiplinore.
Por si është pritur ky vendim nga nxënësit e shkollave?
Sipas udhëzimit nëse konstatohen me telefon në ambientet e brendshme të shkollës aparati dorëzohet në drejtori dhe i kthehet nxënësit në fund të vitit shkollor. Ndërkohë që lejohen të marrin telefonat me vete vetëm ata nxënës që kanë arsye shëndetësore.
Gazetare: Eftjola Fili
/rtsh.al/