Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët e fushës tregojnë se kjo lidhet me një sërë faktorësh që nga kushtet klimaterike e deri tek ndryshimi i mënyrës së jetesës.
“Ajo që është karakteristike është që vitet e fundit janë shtuar edhe moshat e treta të cilat po shfaqin alergji për herë të parë. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve klimaterike, për shkak të ndotjes së ajrit, për shkak të metodave të ngrohjes apo të freskimit dhe dashje pa dashje jemi më të prirur të ekspozohemi ndaj këtyre alergjenëve”, u shpreh mjekja alergologe, Holta Duda.
Mjeket apelojnë drejt moshës së tretë që të aplikojnë vaksinën anti grip si e vetmja formë imunizuese. Llojet e Alergjive janë të shumta, disa prej tyre janë sezonale, ndërsa të tjera zgjasin gjatë gjithë vitit, por mund të jenë dhe me periudha afatgjate. Tashmë përjashtim nga kjo diagnozë duket se nuk po bëjnë as moshat e treta.
Gazetar: M Gjoni
/RTSH/