Virozat e stinës kanë shtuar fluksin e personave që kanë marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit. Nëndrejtori i spitalit rajonal Durrës, Gent Kavaja thotë se mesatarisht ka një numër prej 250 pacientë në ditë që paraqiten pranë urgjencës, por nga këta 30-40 janë me simptoma të gripit të stinës.
Dy janë grupmoshat që janë më të rrezikuara përballë valës së gripit: fëmijët dhe moshat e treta.
Ajo që është vënë re gjatë këtij viti nga vizitat e kryera në urgjencën e spitalit , është edhe rritja numrit të shtetasve të huaj që janë paraqitur për ndihmë si dhe raste të tjera që vijnë nga spitali i Kavajës por edhe nga Fushë Kruja.
/RTSH/