Na ndajnë vetëm pak orë nga ndërrimi i viteve dhe të gjithë janë të interesuar se si do të jenë kushtet meteorologjike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti sot dhe në ditët e para të vitit 2025 pritet të jetë i kthjellët dhe me temperatura të qëndrueshme.
"Sa i përket temperaturave, në mesditë pritet të arrijnë në vlerat 17–18 gradë Celsius, pra vlera relativisht të ngrohta për periudhën ku ndodhemi. Në datën 1, 2 dhe 3 janar vendi do të ndikohet sërish nga kushte të qëndrueshme atmosferike," tregon SHMU-ja.
/rtsh.al/