RTSH 24 Live

Aktualitet

Kryepeshkopi Anastas Janullatos dërgohet për mjekim në Athinë

03/01/2025

Kryepeshkopi Anastas Janullatos dërgohet për mjekim në Athinë

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos është dërguar për mjekim të specializuar në Athinë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas mediave greke, Kryepeshkopi i Shqipërisë është dërguar në Athinë me një avion të Forcave Ajrore, i shoqëruar nga një ekip mjekësh.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos u shtrua në një spital privat në Shqipëri më 30 dhjetor, për shkak të një virozë sezonale.

Edhe pse fillimisht u njoftua se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme, u gjykua e nevojshme transferimi i tij në një spital në Athinë.

/rtsh.al/