RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksidentet në 5 ditët e para të 2025, 5 të vdekur dhe 11 të plagosur

05/01/2025

Aksidentet në 5 ditët e para të 2025, 5 të vdekur dhe 11 të plagosur

Ditët e para të vitit 2025 kanë rezultuar me bilanc të frikshëm ngjarjesh rrugore, ku kanë humbur jetën pesë persona dhe janë plagosur 11 të tjerë.

Nga Këlcyra, Lezha, Berati, Divjaka, Korça, Mjeda, Qafë Thana  apo Cërrik janë regjistruar aksidente të shumta, të cilat kanë pasur disa shkaqe, si konsumimi i alkoolit, shpejtësia e lartë, lagështira në rrugë apo edhe humbja e drejtimit të mjetit.

Mbrëmjen e 1 janarit humbi jetën një e re greke, 24-vjeçare, në afërsi të mbikalimit Ishull-Lezhë humbi jetën drejtuesi i një motomjeti, në Mjedë u përplasën dy këmbësorë për vdekje ndërsa në Cërrik mbeti i vdekur një 75-vjeçar teksa po qarkullonte me biçikletë.

Të dhënat për vitin që shkoi, flasin se numri i aksidenteve ka ardhur në rritje.

Nga janari i vitit të shkuar deri ën fillim të muaji9t dhjetor, në të gjithë territorin e vendit janë shënuar mbi 1500 aksidente rrugore, ku numri i të plagosurve dhe i atyre që kanë humbur jetën ka qenë i lartë.

Statistikat tregojnë se lëndimet kanë qenë më të shumta, ku në total persona që kanë humbur jetën apo kanë mbetur të plagosur ka arritur në mbi 2 mijë.

Qarku me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore, të dhënat tregojnë se e ka pasur ai i Tiranës, që ndiqet nga pas nga qarku i Lezhës, Durrësit, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra, të cilat kanë shënuar numër më të lartë ngjarjesh rrugore.

Berati, Dibra, Elbasani, Korça, Kukësi dhe Shkodra, kanë shënuar numër më të ulët aksidentesh në rrugët e tyre.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh.al/