RTSH 24 Live

Aktualitet

Sarandë- Shiste celularë dhe mallra të kontrabanduar, arrestohet 61-vjeçari

06/01/2025

Sarandë- Shiste celularë dhe mallra të kontrabanduar, arrestohet 61-vjeçari

Policia e Sarandës bëri të ditur se ka kapur në flagrancë duke shitur celularë dhe aksesorë të kontrabanduar një 61-vjeçar. Pas arrestimi shtetasit i janë sekuestruar 134 celularë, mbi 350 aksesorë celularësh dhe ora dore të markave të ndryshme, me vlerë rreth 20 000 euro. 

“Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë ka goditur një rast të shitjes së mallrave të kontrabanduara. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi:  B. Ç., 61 vjeç, banues në Finiq, për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja e mallrave kontrabandë”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”. Ky shtetas u kap në lagjen nr. 2, Sarandë, duke shitur celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar. “, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi 134 aparate celularë, mbi 350 aksesorë celularësh dhe ora dore të markave të ndryshme. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/