RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbarojnë pushimet e dimrit për 15.300 nxënës të Shkodrës, rifillojnë mësimin

06/01/2025

Mbarojnë pushimet e dimrit për 15.300 nxënës të Shkodrës, rifillojnë mësimin

15.323 nxënës të sistemit parauniversitar në Shkodër janë rikthyer në bankat e shkollës këtë të hënë.

Drejtorja vendore e Zyrës Arsimore, Brisela Kadija, tregon se institucionet arsimore e kanë vijuar normalisht procesin mësimor edhe në zona të thella malore.

Risi është rikonstruksioni i 2 shkollave, që sapo ka nisur, si dhe një terren sportiv, i cili ka përfunduar në shkollën “Adem Haxhija” në Postribë.

"Kemi dy shkolla që janë në rikonstruksion total dhe nxënësit e tyre janë transferuar në dy institucione të tjera arsimore - shkollat 'Ndre Mjeta' dhe 'Kolë Idromeno' - duke e zhvilluar procesin arsimor me turne të alternuara. Vazhdojnë investimet edhe në terrenet sportive. Kemi bashkëfinancimin e bashkisë Shkodër me ministrinë, që është finalizuar me shkollën 'Adem Haxhija' në Postribë dhe tashmë nxënësit mund të zhvillojnë lëndën e edukimit fizik," thotë drejtoresha e ZVA-së, znj. Kadija.

Nxënësit nisën një vit të ri kalendarik pas pushimeve 2 javore.

Gazetar: Marjo Gjoni

/rtsh.al/