Jania Alia, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, është arrestuar në Athinë këtë të premte (3 janar). Alia, 47 vjeç, rezulton në kërkim që prej vitit 2016, ku dënua në mungesë për vrasjen e Elton Çiços.
Arrestimi i tij në Athinë u bë në bashkëpunim me policinë greke, teksa Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Athinën, po vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Më 1 maj të vitit 2016, Alia i mori jetën Elton Çiços, ndërsa shkak i vrasjes dyshohet se ishte hasmëria mes Jani Alisë, dhe Elton Çiçajt, e nisur që në Greqi, kur të dy ata ndodheshin në burg.
Në qershor të vitit 2023, atij iu konfiskuan edhe pasuritë me vendim të Apelit të GJKKO-së.
/rtsh.al/