RTSH 24 Live

Sociale

Motorët mjekësorë, Brataj: Shkurtojnë kohën dhe u shpëton jetën njerëzve

30/05/2024

Motorët mjekësorë, Brataj: Shkurtojnë kohën dhe u shpëton jetën njerëzve

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka rrëfyer në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH1 se shërbimi i urgjencës ka futur në përdorim motorët e shpejtë për t’u shpëtuar jetën pacientëve apo qytetarëve.

Sipas Bratajt, kur një qytetar ka komplikacioni që iu rrezikon jetën, në vendngjarje mbërrin me motor ekipi i zonës që është më afër. Por nëse nuk arrihet kjo atëherë sipas tij, vijnë ekipe të tjera me motor që arrijnë të ndërhyjnë brenda minutave që janë të vlefshëm për jetën.

Në vendngjarje vjen ekipi i zonës që është më afër. Kur nuk realizohet kjo ne duhet të mbërrijmë brenda atyre minutave në vendngjarje me qëllim që të fillojë reanimacioni kardiopunmonar dhe qelizat cerebrale, nëse sëmundja do të na lejojë që pacienti do të shpëtojë është e sigurt që do të zgjohet nuk do të jetë në koma. Kjo është mënyra e ndërhyrjes.

Për të mbërritur janë llojet e mjeteve, që tek standardet e Urgjencës janë  të përfshirë llojet e mjeteve që përdoren. Kemi tokë, ajër dhe ujë.

Çdo figurë profesionale duhet ta shfrytëzosh për atë që bën. Mjeku bën vizitën, nuk duhet të bëjë transport. Transportin e bën dikush tjetër dhe kjo automedica dhe motomedica garantojnë që mjeku të jetë i lirë në çdo moment. Nga statistikat që kemi 1 në 2 nuk ka nevojë të shkojë në spital”, u shpreh Brataj.

Duke iu referuar rrugëve të ngushta dhe trafikut të rënduar në kryeqytet, Brataj vuri në dukje se përdorimi i motorëve është një mënyrë mjaft efektive për të ndërhyrë në kohë.

Siç është Italia që ka rrugë të ngushta, e njëjta gjë po ndodh me qendrën e Tiranës. Pra, edhe kur kalon në këmbë mezi kalon në ato trotuare që kemi plus parkimi bëhet në dopio rresht para se të kalojë ambulanca, ato minuta fluturojnë.

Kështu që ky mjet është ideal për zonat e mbipopulluara, për zonat me strukturë të ngushtë. Ka edhe disa pika trafiku që është e pamundur të kalosh. Kështu që këto mjete që kemi marrë do të provojmë të shkurtojmë kohën e mbërritjes te pacienti, te qytetari.

Është më e rëndësishme që të mbërrijë për ato arsye që thashë, ndërsa transporti më pas i pacientit drejt spitalit edhe po mori pak kohë më shumë është i asistuar nga personeli mjekësor”, tha Brataj.

/rtsh.al/