RTSH 24 Live

Botë

Moti i keq në Itali, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Emilia Romagna

10 orë para

Moti i keq në Itali, përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Emilia Romagna

Rreth një mijë persona u evakuuan të enjten nga banesat e tyre në krahinën italiane të Emilia Romanjës për shkak të përmbytjeve shkatërruese  por edhe rrëshqitjeve të dheut që goditën veriun e Italisë. 

Në lugo, një qytezë me rreth 30 mijë banorë në perëndim të Ravenna-s, autoritetet urdhëruan evakuimin e kateve të para të banesave pasi lumi senio doli nga shtrati.  Të mekurën, në Emilia Romanja u mbyllën të gjitha shkollat dhe u pezulluan shërbimet e trenave për shkak të reshjeve të dendura të shiut që shoqëruan stuhinë e quajtur Brois e cila gjatë javës që lamë pas shkaktoi përmbytjet më të rënda të dy dekadave të fundit nga Rumania në Poloni, dhe iu mori jetën të paktën 23 persona.  Në maj të vitit të shkuar e njëjta krahinë u godit dy herë nga përmbytjet që iu morën jetën 17 personave dhe shkaktuan dëme që kapën shifrën e 8.5 miliardë eurove.  

“Jemi në gjendje të plotë emergjence. Situata është e ngjashme me atë të majit të shkuar”, u shpreh kryebashkiaku i Ravennas . Shërbimi zjarrfikës i vendit bëri me dije se kishte ndërmarrë më shumë se 500 operacione në krahinë, ku u përdorën edhe helikopterët për të nxjerrë banorët nga shtëpitë e përmbytura.

/RTSH/