RTSH 24 Live

Aktualitet

Mot i qëndrueshëm dhe me kthjellime në vend

16/02/2025

Mot i qëndrueshëm dhe me kthjellime në vend

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike te qëndrueshme me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe në qendër të vendit si dhe alternime vranësirash të mesme dhe të larta, më të theksuara në male.

Në orët e para të ditës dhe gjatë mbrëmjes përgjatë zonave luginore do të ketë prezencë të  mjegullës. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi 6m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet 13m/s e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë.  

Temperaturat për ditën e sotme:

Në zonat malore -2 deri 9°C                                                                                                                                                         

Në zonat e ulëta 3 deri 16°C                                                                                                                                                                

Në bregdet 6 deri 16°C

/rtsh.al/