RTSH 24 Live

Aktualitet

Përplasja me armë në Bushat, SPAK zbërthen ngjarjen, kërkon arrestimin e 4 personave

19/02/2025

Përplasja me armë në Bushat, SPAK zbërthen ngjarjen, kërkon arrestimin e 4 personave

SPAK ka bërë të ditur zyrtarisht se ka kërkuar lëshimin e 4 urdhër arresteve për Samuel Troshanin, Izmir Sakicën, Franko Lekën dhe Andrea Prendin, për përplasjen me armë në Rranxë të Bushatit, të ndodhur me 23 gushtë të 2024.

Sipas SPAK, ditën e përplasjes Samuel Troshani, Izmir Sakica, Franko Leka së bashku me persona të tjerë të pa identifikuar kanë shkuar në këtë zonë me mjete të blinduar me qëllim vrasjen e Andrea Prendit dhe familjarëve të tij. Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi.

Sakica dhe Troshani pretenduan se ishin viktima pasi u sulmuan më armë, por nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, ku nuk janë dëmtuar personat e përfshirë, por vetëm mjetet.

Në datën 18 shkurt 2025, policia ekzekutoi masat e sigurisë për Izmir Sakicën dhe Samuel Troshanin, ndërsa shpalli në kërkim Franko Leka dhe Andrea Prendin.

Po ashtu janë realizuan kontrolle në disa banesa dhe ambiente në Shkodër, ku dyshohet se mund të gjenden prova të lidhura me veprat penale.

Grupi i Izmir Sakicës, Asmer Bilali dhe pjesëtarë të grupit Bajri janë nën hetim edhe për masakrën e 30 tetorit 2024 në Dobraç.

/rtsh.al/