RTSH 24 Live

Aktualitet

Trafik armësh në Tiranë, arrestohen 2 persona, 2 në kërkim

18 orë para

Trafik armësh në Tiranë, arrestohen 2 persona, 2 në kërkim

Goditet grupi i trafikut të armëve në kryeqytet. Policia bën me dije se dy pjeëstarë të grupit janë arrestuar, ndërsa dy te tjërë janë shpallur në kërkim.

Katër anëtarët egrupit kriminal shisnin armë zjarri në Tiranë, Fushë Krujë dhe Thumanë.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e 3 kallashnikovëve, 2 pistoletave dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tiranë dhe në Krujë.     

“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera me metoda proaktive, në kuadër të një procedimi penal të nisur për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Heliks”, si rezultat i të cilit u ndaluan shtetasit: 

F. K., 18 vjeç dhe E. K., 49 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit F. A., 28 vjeç dhe E. Z., 28 vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të organizuar si grup, shitnin armë zjarri në Tiranë, në Fushë Krujë dhe në Thumanë.  

Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/