RTSH 24 Live

Kosovë

Kosovë, javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

14 orë para

Kosovë, javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se javën që vjen do të fillojë numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe ato nga votimi jashtë Kosovës.

"Pas përfundimit të të gjitha procedurave, që janë skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht, vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës", th ai.

Ai njoftoi se numri i zarfeve me fletëvotimeve nga vendvotimet me kusht është 12 mijë e 801, të cilat gjithashtu do t’i nënshtrohen verifikimit, ndërkaq, numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2 mijë e 597 vota.

Ai tha se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 20 mijë e 938 pako me fletëvotime.

“Sipas procedurave, pakot me fletëvotime i nënshtrohen procesit të vlerësimit, i cili përfshinë verifikimin nëse ato u takojnë votuesve të regjistruar dhe nëse janë ndjekur procedurat tjera të parapara. Në përgjithësi, gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104,924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84,600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20,324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike. Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15,352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime”, tha ai. 

Sonte pritet të përfundojë edhe numërimi i votave për deputetë të Kuvendit të Kosovës në Qendrat Komunale të Numërimit.

/rtsh.al/