RTSH 24 Live

Aktualitet

Aktivitetet kulturore në Shkodër ndjellin vizitorë të shumtë gjatë fundjavës

21 orë para

Aktivitetet kulturore në Shkodër ndjellin vizitorë të shumtë gjatë fundjavës

Aktivitetet e shumta kulturore, përfshirë një javë me karnavale, kanë dhënë impakt direkt në turizëm.

Drejtori i Turizmit në Bashkinë Shkodër, Renato Lumçi, tregon se në fundjavë të gjitha restorantet, sidomos ato që ofrojnë muzike "live", janë të rezervuara.

Lumçi tregon bashkëpunimin që ka bashkia me vetë bizneset.

"Pjesa e restoranteve është pothuajse e rezervuar. Bashkia do të ketë një rol ndihmues. Do të kemi një orkestër lëvizëse në qytet, që do të shkojë në këto struktura e restorante ku organizohet muzikë," thotë z. Lumçi.

Ndonëse muaji shkurt nuk cilësohet si pikë sezoni, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka më shumë vizitorë, kryesisht vendas.

"Kjo është një periudhë e vakët për turizëm, por me organizimin e festave të ndryshme dhe me javën e karnavaleve ka pasur një interes, jo të huaj, por pjesa më e madhe nga qytete të tjera të Shqipërisë," tregon drejtori i turizmit në bashkinë e Shkodrës.

Gazetare: Merisa Gjoni

/rtsh.al/