RTSH 24 Live

Aktualitet

Lezhë- U vinin gjoba bizneseve duke i kërcënuar me armë, policia shpall 1 shtetas në kërkim, procedon penalisht 3 të tjerë

19/02/2025

Lezhë- U vinin gjoba bizneseve duke i kërcënuar me armë, policia shpall 1 shtetas në kërkim, procedon penalisht 3 të tjerë

Policia e Lezhës bëri të ditur se një person është shpallur në kërkim dhe tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi ju vendosnin gjoba bizneseve dhe i kërcënonin me armë. Sipas policisë së Lezhës, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, si dhe për dy të mitur 15 dhe 16 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa u shpall në kërkim policor shtetasi L.J.

“Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas iu vendosnin gjoba bizneseve, duke ushtruar presion dhe kanosur me armë, me qëllim përfitimin pasuror të padrejtë. Gjatë veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i dy automjeteve të blinduara, të cilat përdoreshin nga këta shtetas, për të kryer veprimtarinë kriminale të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndërsa materialet hetimore i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

/rtsh.al/