RTSH 24 Live

Kosovë

Mospërparimi në negociata, Kusari-Lila thoë se BE duhet të ndryshojë qasjen në dialog

25/05/2024

Mospërparimi në negociata, Kusari-Lila thoë se BE duhet të ndryshojë qasjen në dialog

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të ndryshojë qasje në raport me dialogun që Brukslei ndërmjetëson bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. 

“Besojmë se deri më tash, në mënyrën sesi dialogu ishte strukturuar, në mënyrën sesi u bë komunikimi për dialogun nuk ka sjellë shumë sukses. U pa se mos vënia para përgjegjësisë të atyre që kanë shkelur marrëveshjet nuk sjell përparim në dialog. Në të kundërtën, dekurajon palët të jenë më produktive në dialog. Serbia nxirret pa masa, pa sanksione, vazhdimisht shkel pikat e marrëveshjes, ndërsa Kosovës i bëhet presion... ”, tha Kusari-Lila.

Sa i përket dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Kusari-Lila tha se është optimiste se kjo do të ndodhë para fundit të këtij viti. Ajo pret një reflektim nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës në lidhje me kërkesën e tyre për hapa konkret për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. “Unë e shoh se kjo mund të ndodhë jo më larg se në fund të vitit 2024. ...Ne asnjëherë nuk jemi tërhequr nga obligimet që janë trashëguar prej marrëveshjeve të mëhershme. Ato duhet të jenë konform Kushtetutës së vendit dhe funksionalizimit të mirëfilltë të shtetit”, tha ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, theksoi se qeveria nuk pajtohet me draft-statutin e propozuar nga BE-ja, andaj nuk e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Ajo tha beson se mund të gjendet një zgjidhje, ku statuti i asociacionit të jetë një dokument autentik i palës kosovare i ndërtuar në koordinim me aleatët ndërkombëtarë. Në lidhje me mbylljen e mbylljen e gjashtë njësive të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në veri, ajo tha se nuk është bërë asgjë më shumë sesa vendosja e legjitimitetit të qeverisë edhe në atë pjesë të shtetit. 

Gazetar Artur Mata

/ rtsh.al /